Nga Shqipëria / E Hënë 22 Nëntor 2021, 16:04

Më në fund: Doli në Youtube episodi 3 i serialit 'H.O.T'

Seriali "H.O.T" tashmë gjendet dhe në Youtube. Episodi 1 pa mbushur 24 orë theu rekord duke arritur 100 mijë shikime. Ndërsa episodi 2, i arriti 100 mijë shikime në vetëm 8 orë nga publikimi në Youtube.

Ndërsa episodi tre sapo është publikuar në kanalin zyrtar të Ermal Mamaqit në Youtube dhe fansat mezi e kanë pritur. Kjo shihet nga komentet e shumta dhe shikimet që menjëherë kanë arritur në mijëra vetëm disa minuta pas publikimit.

Mos harroni të abonoheni për të ndjekur çdo episod të ri. 

H.O.T vjen me producentë Ermal Mamaqin e Dritan Huqin dhe autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.

Episodet e reja të "H.O.T" mund t'i ndiqni çdo të diel në TV Klan dhe në aplikacionin Klani im.