Në orët e para të mëngjesit Sara dhe Pajtimi shkëmbyen puthjen e parë mes tyre. Kjo puthje duket se ka shqetësuar shumë Fifin. Në mes të një diskutimi në kuzhinë, pasi Pajtimi i pohoi Fifit se ishte puthur me Sarën, Fifi iu kundërvu kësaj të fundit.

"Ti e paske puthur. Më dukesh e pasigurt. Qenke lunatike. Për mua është shumë e rëndë”, ishin këto disa nga fjalët e Fifit në momentin kur u acarua pse Sara ishte puthur me Pajtimin.

Kaq mjaftoi që Sara të përlotej dhe ta pyeste vetëm pse përfshihej aq shumë. Ndërkohë banorët i thanë Sarës se askush nuk ka pse ndërhyn në marrëdhënien e tyre dhe ajo nuk ka pse shpjegohet.
View this post on Instagram





