Nga Shqipëria / E Hënë 22 Nëntor 2021, 13:01

Ndodh puthja mes Sarës dhe Pajtimit, dy banorët nuk përmbahen në orët e para të mëngjesit

Sara dhe Pajtimi kanë qenë shumë të komentuar së fundmi për marrëdhënien e tyre që dje pësoi një krisje. Sara e refuzoi darkën romantike që Pajtimi i bëri mbrëmjen e djeshme, por pas refuzimit ka ardhur edhe ajo që të gjithë prisnin.

Sara ka bërë hapin e parë dhe e ka puthur Pajtimin në orët e para të mëngjesit. Pas puthjes ajo e pyeti nëse nuk i pëlqeu dhe Pajtimi i tha se “ishte e papritur”.

Sarah u shpreh se iu duk moment i përshtatshëm. Puthja e shumëpritur ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit.

Foto: Kryefjala.com