Jay Bloomfield mori një surprizë tejet emocionuese nga partnerja e tij Chelsea Hill ditën e dasmës. 29-vjeçarja mbeti e paralizuar pas një aksidenti me makinë në vitin 2010. Hill u martua me 34-vjeçarin, Jay Bloomfield muajin e kaluar në Hyatt Regency Huntington Beach.

Në dasmën e tyre ajo arriti të ngrihej nga karroca dhe po përpiqej të ecte.

“Mbeti pa fjalë. Ai ishte i shokuar që po ecja sepse nuk e kishte idenë”, tha ajo duke shtuar si ishte një nga momentet më të mira në dasmën e saj.

“Gjithë jetën time e kisha imagjinuar të qëndroja sy më sy me burrin tim në ditën time të dasmës. Pas aksidentit tim, nuk isha e sigurt nëse do të gjeja ndonjëherë dikë që me të vërtetë të më donte kështu siç jam,” u shpreh Chelsea.
@ashajpg she said she dreamed of the day she’d look her husband in the eye on their wedding day, and she did that ?
? In This Shirt - The Irrepressibles
