Serialin "H.O.T" tashmë mund ta ndiqni dhe në Youtube. Episodi 1 pa mbushur 24 orë theu rekord duke arritur 100 mijë shikime. Ndërsa episodi 2, i arriti 100 mijë shikime në vetëm 8 orë nga publikimi në Youtube.
Ndërsa episodin tre do të mund ta shihni sot në orën 16:00. Për të marrë njoftimin klikoni "Set Reminder" në videon ku seriali do të transmetohet premierë në kanalin e Ermal Mamaqit në Youtube.
Gjithashtu edhe disa nga pjesët më kulminante apo ato për të qeshur, i gjeni në kanalin zyrtar të Ermal Mamaqit.

Mos harroni të abonoheni për të ndjekur çdo episod të ri.

H.O.T vjen me producentë Ermal Mamaqin e Dritan Huqin dhe autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.
Episodet e reja të "H.O.T" mund t'i ndiqni çdo të diel në TV Klan dhe në aplikacionin Klani im.
