Nga Shqipëria / E Hënë 22 Nëntor 2021, 00:12

Ikën ditët e ngrohta, ja si do jetë moti këtë javë

Mbrëmjen e djeshme Tirana u përfshi nga reshjet e lehta të shiut, por sot pritet që të jenë intensive në të gjithë territorin.

Fillimisht zonat që do të preken nga moti i keq janë pjesa jugore, ultësira perëndimore dhe veriperëndimore dhe më pas i gjithë territori.

Moti i keq me reshje dhe stuhi do të vazhdojë deri në fundjavë.