Nga Shqipëria / E Diel 21 Nëntor 2021, 21:09

E ndoqët? Ja çfarë ndodhi në episodin 5 të serialit H.O.T

Mbrëmjen e sotme u transmetua në TV Klan episodi i pestë i serialit “H.O.T” dhe si çdo të diel na mbajti mbërthyer pas ekranit me ngjarje të reja interesante dhe komike. Në festën që Amanda kishte organizuar për Danin, e gjithë vëmendja ishte tek regjisorja e re, Nora. Dani ndërkohë, i futur në një situatë të sikletshme mes tre femrave në jetën e tij, nuk e priste këtë goditje në anën profesionale ku puna që e donte aq shumë iu dha Norës.

Xheni mëson rastësisht se Nora është ish e dashura e Danit dhe vendos ta përdorë këtë. Ajo bëhet mikeshë me Norën e madje i ofron të jetojnë bashkë. Nga ana tjetër ajo vendos të ndahet përkohësisht nga Shpëtimi duke i kërkuar të qëndrojnë larg njëri-tjetrit.

Aleksi shoqëron Lorin në shtëpi dhe pasi kalojnë momente të nxehta e josh me para në mënyrë që të mos flasë për bashkëpunimin e tij me Alketën.

Për Alketën nga ana tjetër nisin telashet pas mashtrimeve të saj dhe Aleksit. Ky i fundit gjen një zgjidhje, që gjithçka t’ja ngecin Danit. Lori i dëgjon të gjitha. A do t’i tregojë ajo Danit ç’po kurdiset pas shpinës së tij?

Na mbetet ta mësojmë të dielën në TV Klan 20:05.

Për ju që nuk arritët ta ndiqnit episodin e sotëm, e gjeni në aplikacionin Klani im dhe shumë shpejt në kanalin zyrtar të Ermal Mamaqit në Youtube.

H.O.T vjen me producentë Ermal Mamaqin e Dritan Huqin dhe autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.