Sot do të transmetohet në TV Klan episodi i 5 i serialit "H.O.T". Në episodin e sotëm rrugët e disa nga personazheve ndërthuren papritur si Aleksi me Lorin e Nora me Xhenin.
Ç’do thuhet midis tyre?
Genti zhgënjehet kur Lori e harron. Xheni nga ana tjetër vazhdon të ngacmojë Danin duke e vënë në siklet. Ndërkohë atij i duhet të përballet dhe me zemërimin e Norës e cila e akuzon se e ka gënjyer.
Si do dalë Dani nga kjo situatë ku janë të përfshira tre vajza?
Rikujtojmë që serialin mund ta ndiqni edhe në aplikacionin Klani Im.
View this post on Instagram
H.O.T vjen me producentë Ermal Mamaqin e Dritan Huqin dhe autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.
"H.O.T" tashmë gjendet dhe në Youtube, ku vazhdon të thyejë rekord shikimesh. Episodi 1 arriti 100 mijë shikime në 24 orët e para në Youtube dhe tashmë numëron mbi 600 mije shikime në 6 ditë.
Ndërsa episodi 2, i arriti 100 mijë shikime në vetëm 8 orë nga publikimi në Youtube, gjë që tregon se suksesi në shifra i episodit të parë nuk është thjesht kurioziteti për të parë për çfarë bëhet fjalë, por tregon se tashme seriali ka krijuar fansat e tij që mezi presin çdo episod.
