Nga Shqipëria / E Diel 21 Nëntor 2021, 18:06

'Më mungon shumë, e mendoj gjithë kohës', Fifi nuk heq dorë nga Graniti

Fifi nuk ka hequr dorë nga Graniti pavarësisht deklaratës së tyre se do të mbesin shokë. Teksa bisedonte sot me Sarën dhe Antonelën, ajo u tregoi vajzave se vazhdon të mendojë për Granitin gjithë kohës. 

Fifi tha se kur shikon Sarën me Pm i kujtohet çdo moment që ka kaluar me Granitin.

“Ti me Pm më kujton marrëdhënien time që kisha me Granitin. Kur ju shoh ju, shikoj veten edhe pyes veten se a kam qenë dhe unë kaq mirë me Granitin. E mendoj atë gjith kohës, më mungon shumë", tha këngëtarja.