Nëse keni qenë të zënë për të kontrolluar postimet më të reja në Instagram, “Xing.al” po iu tregon se çfarë keni humbur gjatë javës:
1. Rezarta Shkurta festoi 35 vjetorin e lindjes. Ajo publikoi një video romantike dhe njëkohësisht shumë intime krah bashkëshortit, Ermal Hoxhës.(Shiko këtu)

2. Niko Peleshi prezantoi për herë të parë të gjithë familjen me rastin e ditëlindjes së vajzës, Aleksias.

3. Me anë të një postimi në rrjete sociale Ermal Mamaqi njoftoi se kishte përfunduar me sukses trajnimin dy ditor në Zvicër. Shqiptarë nga gjithë Europa morën pjesë në trajnim.(Lexo këtu)

4. Futbollisti Taulant Xhaka i dha fund karrierës me Kombëtaren shqiptare. Lajmin e bëri të ditur vetë ai me anë të një postimi në rrjete sociale.

5. Ermal Mamaqi publikoi trailerin e episodit 5 të serialit “H.O.T” që do transmetohet këtë të diel. Ky episod pritet të ketë shumë ngjarje interesante dhe komike.

View this post on Instagram
6. Bukuroshja nga “Love Story 1”, Enxhëll bëri publike lidhjen me këngëtarin Vani Gjuzi.

7. Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Graniti bëri një dedikim shumë të ëmbël për Fifin në rrjete sociale. Ai publikoi një foto pranë saj, krah së cilës shkroi “Më mungon dhe ti shoku…partnerë në krim”.

8. Andi dhe Melisa festuan 1 vjetorin e lidhjes. Në ditën e tyre të veçantë Melisa i dedikoi fjalët më të ndjera në Instagram. “1 vit me ty paska qenë viti më i bukur i jetës time”, shkroi ajo ndër të tjera.

9. Genta zbuloi se është në pritje të dy binjakëve, teksa publikoi në rrjete sociale fotot e para me barkun e rrumbullakosur.

10. Marina Vjollca zbuloi se do të bëhet me vajzë me anë të disa fotove në Instagram. “Mezi po të presim picirrukja jonë”, shkroi ajo.

