Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Nëntor 2021, 22:10

'U riktheva për ty', Bashkimi dhe Alvisa përballen me njëri-tjetrin

Alvisa u rikthye mbrëmjen e sotme në “Përputhen Prime” dhe u përball me Bashkimin. Fillimisht ajo i kërkoi falje konkurrentit dhe familjes së tij për historinë me Hysenin.

“Si fillim dua të kërkoj falje ty, dhe familjes tëndë duke qenë se kam pasur me disa familjarë të tu kontakt. Dua t’i kërkoj shumë falje që kanë dëgjuar një histori të tillë. E di që nuk është e lehtë, e di që ke një lidhje shumë të ngushtë me familjen tënde dhe normalisht duke qenë se je mërzitur dhe ti, janë mërzitur edhe ata dhe e ndiej shumë të nevojshme t’i kërkoj falje”, u shpreh Alvisa.

Më pas ajo i tha Bashkimit se është rikthyer në “Përputhen” vetëm për të.

Alvisa: Bashkim, arsyeja kryesore pse unë jam kthyer je ti dhe unë do të jap kohë, nuk do dal me asnjë djalë tjetër deri në momentin që të shikoj ty ashtu siç dua unë. Çfarë kërkon më shumë? (qesh)

Bashkimi: Qeshe, pse qesh?

Alvisa: Më kishte marrë malli të të shikoja

Bashkimi: Aq jam konfuz me ty…trurin ma heq

Alvisa: Do qetësohesh me kalimin e kohës

Bashkimi: Do më qetësosh ti?

Alvisa: A je i lumtur që jam këtu?

Bashkimi: Rikthimin tënd e dua por dua të jetë i sinqertë