Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Nëntor 2021, 21:09

A do të rikthehet si konkurrente në ‘Përputhen’? Alvisa merr këtë vendim

Alvisa e ka lënë në të shkuarën historinë me Hysenin dhe ka vendosur të rikthehet sërish në “Përputhen”. Ajo do ta vazhdojë rrugëtimin e saj në program si konkurrente në kërkim të dashurisë.

Përsa i përket Hysenit, Alvisa tha se tashmë është mbyllur gjithçka mes tyre dhe për këtë ndihet e lumtur.

“Shyqyr Zotit nuk kam pasur më kontakt. Unë mendoj dhe besoj se çdo gjë është mbyllur dhe përpos çfarë ndodhi këtu, jam shumë e lumtur që ajo situatë u mbyll përfundimisht. Unë kam bërë dhe një paralajmërim të fundit në Instagram dhe i qëndroj po asaj gjëje. Për versionin tim, gjithçka është mbyllur këtu. E kemi kuptuar që këtu nuk është vendi për të folur të tilla gjëra dhe shpresoj që dhe nga ana e tij të jetë e mbyllur”, u shpreh ajo.