Aktori i njohur Bes Kallaku feston sot ditëlindjen. Në ditën e tij të veçantë ai ka marrë urime të shumta nga njerëzit e dashur, ku sigurisht nuk ka munguar një dedikim shumë i ëmbël nga Xhensila Myrtezaj.

Ajo ka publikuar një video krah Besit dhe Ajkës, duke shkruar: “Zoti të ka shpërblyer me dhuratën më të shtrenjtë të jetës, filizin tonë. Edhe 100 drita e syve të mi, pa ty jam e verbër”.

Më tej Xhensila ka publikuar një foto familjare. "Dashuria jonë! Gëzuar ditëlindjen", ka shtuar këngëtarja.





