Mbrëmjen e djeshme Kledi u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Ditën e sotme banorët e kanë ndjerë shumë mungesën e tij, sepse siç shprehen ata, Kledi kishte shumë energji pozitive.

Monika dhe Arjola kanë folur së fundmi në lidhje me modelin. “Ndihet shumë mungesa e Kledit”, është shprehur Monika.

Arjola ka pohuar duke thënë se sapo është zgjuar në mëngjes ka parë krevatin e tij.
“Shumë! Shumë! Sa hapa sytë pashë krevatin”, është shprehur ajo.

Kujtojmë se Arjola kishte krijuar një raport shumë të mirë me Kledin brenda shtëpisë.







