Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Nëntor 2021, 16:04

Banorët e ‘Big Brother VIP’ bëjnë gjestin e madh për njerëzit në nevojë

Nga realizimi i provës javore, banorët e “Big Brother VIP” kanë fituar 75% të buxhetit të vlefshëm deri ditën e martë, konkretisht 67.500 lekë të reja.

Me këtë shumë ata mund të zgjidhnin produktet që dëshironin, mirëpo banorët kanë bërë një gjest të madh.

Ato kanë vendosur unanimisht që këtë buxhet ta çojnë për bamirësi.