Nga Shqipëria / E Shtunë 20 Nëntor 2021, 11:11

Antonela ngacmohet me Pajtimin sa hyn në BB, nxehet Sara

Shtëpisë së "Big Brother VIP", mbrëmjen e djeshme iu bashkuan dy konkurrentë të rinj Meridiani dhe Antonela. Kjo e fundit menjëherë u ambientua me shtëpinë e banorët dhe madje nisën ngacmimet e para.

Teksa disa prej banorëve ishin mbledhur duke biseduar në oborr, Antonela nisi të ngacmohej me fjalë me Pajtimin në prani të Sarës.

Në një moment Sara u nxeh dhe me shaka i tha Pajtimit: "Do ta fus me gotë kokës".

Kujtojmë që Sara dhe Pajtimi kanë qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në shtëpi, por ende nuk kanë vendosur për marrëdhënien e tyre.