Nga Shqipëria / E Premte 19 Nëntor 2021, 23:11

Ja kush banor u eliminua sonte nga Big Brother VIP

Në spektaklin e sotëm të "Big Brother VIP", një prej banorëve është eliminuar. Pjesa më e madhe e banorëve kanë qenë në nominim duke ulur kështu mundësinë për të parashikuar të larguarin e rradhës.

Pas disa minutash ethe dhe tension, moderatorja Arbana Osmani tregoi emrin e banorit i cili ndërpreu zyrtarisht këtë eksperiencë.

Kledi Hysa është konkurenti i cili hoqi dorë përfundimisht nga çmimi i madh prej 100.000 eurosh.