Nga Shqipëria / E Premte 19 Nëntor 2021, 21:09

Kledi u sulmua, reagon ish-partneri i Adrola Dushit dhe zbulon si qëndron e vërteta

Kledi Hysa është sulmuar shumë në rrjet pasi i shprehu pëlqimin Beatrixit ndërkohë që ka një lidhje jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Adis Patushi, kushëriri i Kledit ka reaguar me një postim në Instastory duke e mbrojtur konkurrentin.

“Të jesh i sinqert, nuk do të thotë të mos kesh paqartësi, përkundrazi të pranosh paqartësitë është pjesa e të vërtetës. Jeta lëviz, emocionet lëvizin. Mendimet po ashtu. Askush nuk e ndal dot këtë gjë. Përveçse të tregoj natyrshëm se si rrjedh. Paqartësitë nuk na bëjnë më të dobët. Ato janë rrugëtimi që nesër të shkojmë te e qarta”, shkruan Adis Patushi, i cili është edhe ish-bashkëshorti i modeles së njohur shqiptare Adrola Dushi.