Në episodin e sotëm në “Talk Love Story”, Daniela ka hedhur dyshime për shoqërinë mes Bajronit dhe Xhenit. Ajo është përplasur me Xhenin dhe Bajronin duke u thënë se ata ‘në prapaskenë bëjnë puçi-puçi’ gjithë kohës.
Ata i janë përgjigjur akuzave të Danielës duke i thënë se ata janë miq prej 10 vitesh dhe njihen dhe familjarisht.
Eni Shehu: Si e sheh Xhenin si një mik i saj i ngushtë?
Bajron: Në atë klip pash Xhenin që njoh prej 10 vitesh, po gjëja që më bën më shumë përshtypje është Kristi që e deklaroi si vajzën më të papëlqyer, ndërkohë që prapaskenë kërkon vëmendjen e Xhenit.
Daniela: Je i lirë shpirti dhe mund të bashkohesh me kastin e vajzave. Meqë e ke pëlqimin kaq të madh je i lirë.
Bajron: Mua mu bë një pyetje…
Daniela: Shpirti unë e shoh edhe jashtë, ju jeni puçi-puçi gjithë kohës. Hajde tani…
Xheni: Në aspektin shoqëror, nuk ke pse habitesh.
Daniela: Të njohim.
Bajron: Unë po flas për Xhenin si shoqe.
Daniela: Mund ta ftosh në një takim dhe ta shohim.
Bajron: Këtu kam ardhur për princeshat, por princesha mund të jetë dhe aty. Jemi të lirë që të zgjedhim të të duam.
Eni Shehu: Ndjeve ndonjë çik xhelozi?
Bajron: Dua që ta qartësojmë që unë dhe Xheni jemi shok prej 10 vitesh, çdo festë e festojmë bashkë. Nuk kemi një shoqëri kafeje.
Daniela: Shumë bukur çift të dy.
