Në “Talk Love Story” kanë nisur mospëlqimet e para dhe ata janë zbuluar në dhomën e kuqe.
Pas fronisteve goca, ka qenë radha e Kristit që të bëjë zgjedhjen e tij duke veçuar dy konkurrentete, të cilat nuk do të donte që t’i ftonte në një takim.
Pas Xhenit, Kristi tha emrin e Orit pasi sipas tij në takimin që zhvilluan të hënën nuk kishte ndjerë asgjë.
Ori: Kur e kam parë veten në ritansmetim, e kam parë sikur po shkoja për luftë, jo për ta bërë princin për vete. Isha shumë e sigurtë që do të ishte emri im, e ndjeja. Përsa i përket pjesës që nuk do të dalësh në takim, kam qenë unë e para që të kam thënë që nuk dua të dal në takim bashkë sepse nuk më dhe trëndafilin.
Kristi: Janë shumë elementë tek Ori që nuk më pëlqyen në fakt që e tha atë në fund, gjë që thamë tani dhe nuk e kuptova mirë se çfarë donte. Ishte bosh momenti që ne kishim. Ori nuk më dha asgjë tjetër. Më dha atë rozën “mekanike” me një shpejgim klishe.
Xhensila: Kristi a nuk mendove për emocionet e vajzave, në qoftë se Xheni bëri thjesht një gjest dhe iku, ndërsa tek Ori dukej qartë se ishte shumë e emocionuar. A nuk vlen sadopak kjo gjë për ty?
Ori: Ti e di shumë mirë se kur kam qenë para teje kam qenë duke u dridhur, kisha shumë emocione.
Xhensila: Këto dridhje, a nuk thonë diçka për ty Kristi?
Kristi: Jo, nuk thonë kur ti nuk i shpreh.
Xhensila: Janë të dukshme qartazi
Kristi: Jo, unë nuk e di ajo mund ta ketë edhe prej kamerave./
