Andi dhe Melisa festojnë sot 1 vjetorin e lidhjes. Në ditën e tyre të veçantë Melisa i ka dedikuar fjalët më të ndjera.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto duke u puthur në Andin, krahas së cilës ka shkruar: “Gëzuar përvjetorin i vetmi për mua! 1 vit me ty paska qenë viti më i bukur i jetës time. Të dashurova dje, të dashuroj sot dhe do të dashuroj gjithë jetën dhe përtej saj!”.

Melisa ka treguar në komente se ajo dhe Andi janë njohur me 6 Nëntor, kur ka nisur “Përputhen” dhe janë lidhur vetëm pas 13 ditësh.



