Nga Shqipëria / E Premte 19 Nëntor 2021, 14:02

Pas një viti, çifti i njohur i showbizit i jep fund lidhjes

Çifti i njohur i showbizit, Kaia Gerber dhe Jacob Elordi i kanë dhënë fund lidhjes pas një viti së bashku. Lajmi është bërë i ditur nga “Page Six”.

Raportohet se ndarja e tyre ka qenë miqësore dhe dyshja vazhdojnë të ndiqen ende në rrjete sociale.

Lidhja e tyre u përfol fillimisht në Shtator të vitit 2020, pasi Kaia dhe Jacob u panë së bashku në New York. Po atë muaj, aktori i kaloi pushimet në Meksiko me prindërit e modeles, Cindy Crawford dhe Rande Gerber.