Nga Shqipëria / E Enjte 18 Nëntor 2021, 23:11

E bujshme: Konfirmohet lidhja e Kim Kardashian me aktorin 27-vjeçar

Kim Kardashian ka nisur një lidhje dashurie me aktorin 27 vjeçar, Pete Davidson. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht nga "Page Six".

Përgjatë kohëve të fundit dyshja janë parë shpesh bashkë, fillimisht në vendlindjen e Davidson, në New York e më pas në vendlindjen e Kimit, në Los Angeles. Pak ditë më parë aktori festoi ditëlindjen në shoqërinë e Kimit, por edhe të mamasë së saj.

Kujtojmë se muaj më parë Kim u divorcua nga reperi Kanye West, me të cilin ka ruajtur raporte të mira edhe pas ndarjes.