Genta dhe Usta do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Lajmin e konfirmoi vetë këngëtarja para pak kohësh (Lexo këtu), ndërsa së fundmi ka zbuluar se është në pritje të dy binjakëve.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale fotot e para me barkun e rrumbullakosur, në njërën prej të cilave shihet pranë partnerit turk.

Në një foto tjetër shihen dy bluza identike dhe ekot e bebushëve. “Ne nuk do të kemi një, por dy bebe. Binjakët e Usta dhe Gentës”, shkruhet në bluzë, bashkë me daten Janar 2022, kur pritet që të vijnë në jetë.





