Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2964 testime dhe janë konfirmuar 549 raste të reja me Koronavirus. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:
264 në Tiranë, 31 në Fier, 28 në Elbasan, 25 në Durrës, 18 në Sarandë, 15 në Gjirokastër, nga 12 qytetarë në Dimal, Kamëz, nga 11 qytetarë në Berat, Korçë, 10 në Shkodër, 8 në Skrapar, nga 7 qytetarë në Kavajë, Lushnje, Vlorë, Përmet, Tepelenë, 6 në Patos, nga 5 qytetarë në Vorë, Libohovë, Kuçovë, Peqin, nga 4 qytetarë në Librazhd, Krujë, Lezhë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Devoll, Gramsh, nga 2 qytetarë në Pogradec, Delvinë, Himarë, Selenicë, Rrogozhinë, Kurbin, Pukë, nga 1 qytetar në Kukës, Has, Tropojë, Divjakë, Këlcyrë, Kolonjë, Poliçan, Cerrik.
Ndërkohë kanë ndërruar jetë 8 pacientë konkretisht një qytetare nga Durrësi 60 vjeçe, shtatë qytetarë nga Tirana të moshave 63-86 vjeç.
Janë 8,363 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 23 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 558 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 183,636 që nga fillimi i epidemisë.
