Në puntatën e sotme të “Përputhen” Ana dhe Azemi diskutuan ashpër me njëri-tjetrin. Ana zbuloi se Azemi i është drejtuar me fjalët “je 100 kilogramshe”, të cilat nuk janë pritur aspak mirë nga ajo.

Ana: Ti nuk je askushi këtu që të më thuash “Nuk do më flasësh ti mua? 100 kile”. Në rradhë të parë jam 64 kile dhe nuk më plas fare nëse ti nuk e përballon dot një femër si puna ime!
Azemi: Unë kam ardhur këtu të njoh dikë dhe ti të bësh hajgare…
Ana: Nuk bëri njeri hajgare me ty. Ta kam thënë që në fillim ti nuk je fare në preferencat e mia, zero!
Azemi: Mirë nuk po them gjë.

Ana: Nuk ndihem fare e bullizuar, unë e mbaj vetë shëndetin tim. Unë ha te shtëpia ime
Azemi: Nuk më intereson fare
Ana: Mbylle gojën se nuk foli kush me ty!
Azemi: Kujt i thua moj mbylle gojën? Trego respekt se je vetëm 20 vjeç
Ana: Fare, nuk dua. A e meriton ti respektin tim?
Azemi: Këtë lloj femre, nuk e di pse….



