Nga Shqipëria / E Enjte 18 Nëntor 2021, 18:06

Rama: Pagat e mjekëve dhe infermierëve do i rrisim 40%

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të enjte buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2022. Rama u ndal te pagat e mjekëve dhe infermierëve. Ai deklaroi se brenda mandatit të tretë synohet që pagat të rriten me 40%.

Kjo rritje do të nisë që vitin e ardhshëm. Personelit shëndetësor do t’i rritet rroga me 6%.

"Qysh prej hapit të parë që kemi hedhur pagat e mjekëve dhe infermierëve janë rritur 63%. Natyrisht që ne nuk jemi të vetëpërmbushur nga ky fakt dhe ambicia jonë është që pagat të vazhdojnë të rriten çdo vit me synimin për të kapur +40% brenda këtij mandati të tretë, duke filluar nga +6 vitin e ardhshëm", u shpreh Rama.