Nga Shqipëria / E Enjte 18 Nëntor 2021, 18:06

Përdoret dhe keqtrajtohet nga Ana Lika në 'H.O.T', por çfarë mendon Xhoda për këtë

"H.O.T" tashmë na ka mbërthyer pas ekranit çdo të diel ndërsa në Youtube po thyen rekorde shikueshmërie. Episodi i parë brenda 5 ditësh arriti 500 mijë shikime ndërsa i dyti i arriti 100 mijë shikime në vetëm 8 orë nga publikimi në Youtube. Një ndër personazhet më interesant të serialet e që i ka bërë të gjithë të qeshin është Genti, rol i luajtur nga Irgen Çela, ose siç e njohim ndryshe me emrin Xhoda.

Në një intervistë për “Xing.al”, Xhoda ka zbuluar më shumë detaje sesi i erdhi propozimi për të qenë pjesë e "H.O.T" dhe çfarë mendon për rolin e tij. 

Si ishte reagimi yt kur lexove për herë të parë skenarin dhe personazhin e Gentit?

Xhoda: Më pëlqeu shumë skenari kur e lexova. Më pëlqeu si zhvilloheshin ngjarjet dhe se si ishin zhvilloheshin karakteret. Genti më ngjiti që në fillim sepse është personazh që të jep dorë që të improvizosh.

Në serial Genti dashurohet me Lorin edhe pse ajo e keqtrajton dhe e perdor, si shpjegohet kjo nga karakteri i Gentit?

Xhoda: Ka njerëz që kur i thua "jo" mendojnë se i thua "po". Kjo ndodh ngaqë është komplet i dashuruar dhe nuk i intereson sesa shanse ka me atë femër.

Pas filmit 'I love Tropoja', rikthehesh si një dyshe shumë e pëlqyer nga publiku me Ermal Mamaqin, çfarë e bën dyshen tuaj të funksionojë?

Xhoda: Me Ermalin thjesht merremi vesh shumë mirë dhe kemi të njëjtën energji pozitive për të bërë më të mirën. Përveç kësaj është bërë i parezistueshëm me këto modelet e fundit të flokëve. Ka dhe një palë këpucë të kuqe që i shkojnë shumëëëë. Ermali e di se për çfarë po flas.

A do t'ju shohim vazhdimisht në role së bashku, ndoshta sërish në film?

Xhoda: Uroj shumë që po, sepse nuk e ke idenë sa kënaqemi gjatë proçesit të punës. E kam thënë dhe herë tjetër dhe po e them prapë. Më pëlqen shumë se si Ermali organizon dhe përzgjedh stafet e tij.

Ndërkohë qe flasim, episodi i parë ka mbledhur mbi 500 mijë shikime në Youtube në vetëm 5 ditë, çfarë mendon se e ka bërë kaq shumë për vete publikun nga seriali 'H.O.T' dhe a e prisje?

Xhoda: Mendoj se publikun e ka bërë për vete mënyra sesi zhvillohen ngjarjet dhe në veçanti karakteret e veçantë.