Sot në "Talk Love Story" u komentuan takimet e Danielës me Frankon dhe Kristit me Kristinën. Këta dy të fundit morën shumë vëmendje që në prezantimin e parë.

Kristina i bëri masazh Kristit dhe ky i fundit e ftoi në takim duke u shprehur se u ndje mirë nga prekjet e saj.

Mirëpo sot në "Talk Love Story", Kristi u shpreh i zhgënjyer pasi në takim priste më shumë dhe Kristina thjesht i ka bërë masazh të dorës.

"Mua në fakt më erdhi keq sepse prisja një masazh gjithë trupi dhe masazhi ngeli vetëm te dora dhe u mërzita shumë", tha Kristi.

Ndërsa Kristina tha: "Meqë Kristit i pëlqejnë ato prekjet dhe mesa e tha herët e parë, ia bëra më të prekshme".


