Pak kohë më parë Cozman i dha fund lidhjes me Fjollën, një vajzë e panjohur për publikun, por që shumë shpejt u bë ndër më të komentuarat për lidhjen me reperin.

Ishte vetë Cozman që e bëri lidhjen publike duke publikuar shpesh foto e video me bukuroshen brune ndërsa ndarjen e konfirmoi kjo e fundit duke thënë se mospërputhja e karakterit ishte arsyeja kryesore pse i dhanë fund.

Ndërkohë Cozman duket se e ka kaluar këtë etapë të jetës dhe ka nxitur spekulime se ka nisur një lidhje të re. Reperi ka postuar në Instastory një foto nga palestra ku shfaqet krah një vajze misterioze bjonde dhe shumë seksi.

Kaq ka mjaftuar që portalet të nisin aludimet për një lidhje të re, megjithatë Cozman nuk ka reaguar ende.






