Në vlogun që publikoi në Youtube pak ditë më parë Sara iu përgjigj dhe një ndër pyetjeve më shpeshta: “A do bëni dasmë dhe si do e bëni?”.
“Ne kemi qejf të bëjmë një dasmë, por nuk e kemi vendosur akoma a do të bëjmë një dasmë shumë të madhe, apo do të bëjmë një dasmë të vogël, private, modeste dhe të thjeshtë, siç dua unë”, është përgjigjur Sara”, u përgjigj Sara.

Dhe vetëm pak ditë më vonë, pra sot ka bërë një postim që ka ngjallur spekulimet se ajo dhe Ledri po bëhen gati për dasmën.

Sara ka postuar foto nga një ambient me fustane nusërie duke mos zbuluar asgjë më shumë, por duke ngritur aludimet se po zgjedh fustanin e saj.

A do të kemi një dasmë së shpejti? Mbetet për t'u parë.








