Këngëtari i njohur Bojken Lako ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Pikë” nga Adela Osmani. Gjatë intervistës ai zbuloi për herë të parë se në të shkuarën është arrestuar për shkak të lëndëve narkotike.

“Nuk e kam treguar kurrë publikisht këtë”, tha këngëtari, teksa u pyet nëse ka qenë ndonjëherë i arrestuar.

Bojken nuk dha shumë detaje, por tha se ka qenë me fat që e ka fituar betejën me lëndët narkotike, para se të ishte vonë. Ai shtoi se të rinjtë e sotëm janë më abuziv dhe duhet të heqin dorë.
“Kjo është temë shumë delikate dhe theksoj që duhet bërë shumë kujdes. Unë isha me fat, por të rinjtë e sotëm janë më abuziv sesa ishim ne dikur. Duhet të heqin dorë para se gjërat të arrijnë në një pikë pa kthim", u shpreh Bojken.




