Nga Shqipëria / E Enjte 18 Nëntor 2021, 16:04

Pas polemikave në 'Festivalin e Këngës', Arilena Ara dhe Vera Grabocka bëhen bashkë pas dy vitesh

Festivali i Këngës në vitin 2019 shkaktoi shumë polemika teksa asokohe festivali drejtohej nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu. Fitorja e bujshme e Arilenës me këngën “Shaj”, gjithashtu u komentua shumë dhe ky festival do të ishte edhe bashkëpunimi i fundit i saj me Vera Grabockën.

Por pavarësisht lajmeve të ndryshme për marrëdhënien e dyshes, Arilena dhe Vera janë bërë sërish bashkë.

Arsyeja është “Pop Art Festival”, që do të mbahet në datën 19 Nëntor në sheshin Skënderbej.

"Revista Who" bën të ditur se Vera Grabocka do të jetë regjisorja e festivalit që pritet të mbledhë në shesh mijëra persona dhe të festojë karrierën shuëm vjeçare të popstarit shqiptar, suksesi i së cilës i kaloi edhe kufinjtë.