Nga Shqipëria / E Enjte 18 Nëntor 2021, 14:02

E trishtë: Ndahet nga jeta në moshën 37-vjeçare aktori shqiptar

Është ndarë nga jeta sot në moshën 37 vjeçare aktori shqiptar Hajrullah Ramizi. Teatri shqiptar në Shkup, ku edhe ishte i angazhuar ka dhënë lajmin për vdekjen e tij. 

“Me pikëllim të thellë ndajmë me ju lajmin e zi për ndarjen e hershme nga jeta të kolegut tonë Hajrullah Ramizi”, kanë shkruar nga Teatri shqiptar.

TV21 mëson se shkak i vdekjes ka qenë sulmi në tru.

Publiku i Teatrin Shqiptar, kujton Hajrullahun nga shfaqjet: Vojceku, Kaligula, Brekët, Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Kuçedra, Jetë me qira, Makbethi, Arseniku, Dantelat e vjetra dhe së fundmi Bregu i pikëllimit.

Hajrullahu pos në teatër, shpesh është i angazhuar edhe nga produksionet filmike të rajonit dhe ka luajtur në filmat: Eduart, Time of the Comet, Lufta Mbaroi, 1955, Just another confused elephant, Punk Is Not Dead, 4 Oret, To the Hilt, Fati etj.