Nga Shqipëria / E Enjte 18 Nëntor 2021, 13:01

Zbulojeni ju të parët: Ja ç’do ndodhë në episodin e 5 të H.O.T

Teksa të gjithë presin me padurim të dielën, sot është publikuar traileri i episodit 5 i serialit “H.O.T” që pritet të ketë ngjarje shumë interesante dhe komike.

Rrugët e disa nga personazheve ndërthuren papritur si Aleksi me Lorin e Nora me Xhenin.

Ç’do thuhet midis tyre?

Genti zhgënjehet kur Lori e harron. Xheni nga ana tjetër vazhdon të ngacmojë Danin duke e vënë në siklet. Ndërkohë atij i duhet të përballet dhe me zemërimin e Norës e cila e akuzon se e ka gënjyer.

Si do dalë Dani nga kjo situatë ku janë të përfshira tre vajza?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bjordi Mezini (@bjordimezini)

Na mbetet ta zbulojmë të dielën ora 20:05 në TV Klan.
Kujtojmë që H.O.T vjen me producentë Ermal Mamaqin e Dritan Huqin dhe autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin.

"H.O.T" tashmë gjendet dhe në Youtube, ku vazhdon të thyejë rekord shikimesh. Episodi 1 arriti 100 mijë shikime në 24 orët e para në Youtube dhe tashmë numëron mbi 600 mije shikime në 6 ditë.

Ndërsa episodi 2, i arriti 100 mijë shikime në vetëm 8 orë nga publikimi në Youtube, gjë që tregon se suksesi në shifra i episodit të parë nuk është thjesht kurioziteti për të parë për çfarë bëhet fjalë, por tregon se tashme seriali ka krijuar fansat e tij që mezi presin çdo episod.