Klodiana Çela, 49-vjeçarja që qëlloi ish-partnerin grek, ka refuzuar të bëjë ekzaminimin psikiatrik. Ajo këmbëngul në versionin e saj se ka qëlluar me armë kundër ish-partnerit për shkak të fëmijës, që sipas saj, mjeku ja kishte marrë prej 5 vitesh.
“Është e leverdishme të më quajnë me probleme mendore”, tha ajo para autoriteteve greke.
“E vërteta është një. Unë mbrojta jetën e fëmijës tim. Ai tha se do të qëllojë vajzën time që unë të jem fajtore dhe i tha se “nëna jote të shkojë në burg”. Vajza ime vrapoi në rrugë. Është e leverdishme që të më quajnë me probleme mendore.
A e dini pse? Për të mos dëgjuar të vërtetën. Kam të gjitha të drejtat e mia ligjore dhe njerëzore. Ndërsa nëse do të më çonin në spital psikiatrik nuk do t’i kisha”, thuhet në pretendimet e reja të Çelës.
Burimi: abcnews
