Nga Shqipëria / E Enjte 18 Nëntor 2021, 09:09

Arti në zi: Ndahet nga jeta shkrimtari dhe dramaturgu i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, shkrimtari e dramaturgu i shquar shqiptar, “Kalorësi i urdhërit së Skenderbeut”, “Mjeshtri i Madh”, “Krenaria e Qytetit”, Fadil Kraja.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur, vajza e tij Nereida Llazani-Kraja.

Sakaq, Teatri “Migjeni” më Shkodër ka njoftuar se homazhet për këtë figurë të shquar do të zhvillohen ditën e nesërme, më 19 nëntor, nga ora 9-12, në hollin e teatrit.

Fadil Kraja ka shkruar mbi 50 drama dhe komedi të suksesshme te shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë, si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diasporë. Mes tyre përmenden: “Fisheku në pajë”, i cili vetëm në Shkodër u shfaq rreth 500 herë, “Sinjalet e natës”, “Shpartallimi”, “Baca i Gjetajve” dhe shumë të tjera.