Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Nëntor 2021, 17:05

'Je fytyrë engjëlli me mendime djallëzore', Xhensila Pere i kthehet Deas së 'Love Story'

Dea është njëra nga fronistet e “Love Story 2”, e cila sot është vënë përballë opinionistëve të “Talk Love Story”. Njëra nga opinionistet, Xhensila Pere tha se Dea është një fytyrë ëngjëlli me mendime djallëzore, gjë që nxiti diskutim në studio.

Xhensila Pere: Mendimi im për Dean është shumë i shkurtër dhe i qartë. Më duket një fytyrë ëngëlli me mendime djallëzore dhe udhëtimin e saj në “Love Story” e shikoj si një fluturim që do të nisë shumë qetë, por gjatë rrugës do të ketë shumë turbulenca.

Eni Shehu: Kishte tipare djallëzore, ku e vure re?

Xhensila Pere: Ndoshta nga ajo dolën dy kandidatët e tjerë në mënyrë surprizë dhe mënyra se si ajo ka treguar për të tërhequr vëmendjen më bën që të mendoj për këtë gjë.

Zhaklina: Mua më pëlqen Dea, më duket lozonjare, gazmore, e qeshur dhe më pëlqeu shumë si e menaxhoi situatën. Dinte si ta mendaxhonte situatën dhe me ato mjete rrethanore. Më duket shperthyese Dea.

Dea: Nuk dua të bëj cilësime, por jam tip dinamik, energjik, jam tipi i aventurave.