Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Nëntor 2021, 12:12

Rrënqethëse/ 10-vjeçari shqiptar i hap derën babait të arratisur, por ai e vret me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali. Një person i infektuar me Koronavirus është arratisur nga spitali dhe ka vrarë djalin e tij të mitur.

Italy24news.com” raporton se autori është 44-vjeçari Mirko Tonkov, i cili ndodhej në një spital të Romës pas infektimit me Koronavirus.

Ai është arratisur nga spitali dhe ka shkuar në shtëpi, ku derën ia ka hapur i biri 10-vjeçar.

44-vjeçari i ka qëlluar me thikë në fyt vogëlushit, i cili më pas është gjendur pa shenja jete nga e ëma, shqiptarja 35-vjeçare Mariola Rapaj.

Mësohet se burri ka qenë i dhunshëm me familjen e tij, aq sa Manjola i kishte thënë të birit të mos ja hapte derën nëse vinte ndonjëherë.