Mes dhimbjes dhe lotëve vogëlushi Mateo Vasiu është përcjellur për në banesën e fundit, raporton "Abc News".
8 vjeçari u vra në mënyrë makabre ditën e djeshme nga fqinji i tij, 38-vjeçari Klodian Çalamani. Pasi e kishte vrarë, ai e kishte groposur në oborrin e shtëpisë së tij.
Çalamani e ka pranuar krimin para policisë dhe kjo sepse sipas tij, 8 vjeçari e kishte sharë. Ai nuk ka shfaqur asnjë pendesë për krimin makabër.
