Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Nëntor 2021, 10:10

Rama jep lajmin e mirë: Drejt Italisë për njohjen e pensioneve të shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama do të niset sot drejt Italisë, ku do të takohet me homologun Mario Draghi. Para udhëtimit të tij Rama ka mbajtur një konferencë për mediat.

Kryeministri ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë në Itali dhe në Greqi. Ai ka bërë të ditur se në qendër të bisedimeve me Draghin do të jetë njohja e pensioneve të shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë jashtë.

“Në qendër të vëmendjes në bashkëbisedimin me Drganin do jetë njohja e tensioneve të tyre. Është një proces që ka filluar prej kohësh. Është tejet e vështirë dhe kemi bërë marrëveshje njohje tensionesh me shumë shtete. Ka nisur si një proces me qeverinë tonë. Në këtë fushë gjetëm tokë të shkretë. Dy janë marrëveshjet më të vështira, për shkak të masës së shqiptarëve që jetojnë në Itali dhe Greqi. Marrëveshjet me këto dy shtete”, ka deklaruar Rama.