Ditën e djeshme mbarë opinioni publik u trondit nga vrasja dhe groposja e 8-vjeçarit në Fier nga Klodian Çalamani. Nisur nga kjo ngjarje makabre shumë qytetarë kanë kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje.
Mirëpo, në një konferencë për mediat ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se dënimi me vdekje nuk i bën të pashmangshme ngjarjet e tilla.
“Unë e mirëkuptoj këtë reagim në emocionet shumë ekstreme të momentin, nga një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë. Por çështje e dënimit me vdekje është një çështje e adresuar kohë më parë, si çështje e civilizimit tonë nga të gjithë vendet e BE dhe më gjerë. Në adresimin e kësaj çështje ka pasur një proces të gjatë kur janë hedhur nga vendet e parë për heqjen e dënimit me vdekje, të bazuara në shumë analiza që kanë folur qartësisht se jo vetëm aspektin moral të një shoqëritë demokratike të bazuar në kartën universale e të lirive dhe të të drejtave të njeriu, por dhe në asketin praktik dënimi me vdekje nuk i bën të pashmangshme ngjarje të tilla.
Fatkeqësisht dhe në vende më të zhvilluara i kanë në gjirin e tyre dhe këto qenie që janë në gjendje të shkojnë deri në shfaqet më ekstreme të asaj që ka mbetur nga kafsha në qenien e njeriut. Kështu që rikthimi i dënimit me vdekje nuk është as i mundur dhe as një formulë apo shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje të cilat siç e the dhe siç e dimë ndodhin në të gjitha shoqëritë, ndërkohë për sa i përket pjesës tjetër në aspektin e kuadrit ligjor, Shqipëria për shkak të disa ndërhyrje e ka të shkruar legjislacionin më të ashpër", është shprehur Rama.
