Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Nëntor 2021, 09:09

Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, reagon kryeministri Rama: Pritet dënimi ekstrem për autorin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi vrasjen e 8-vjeçarit Mateo nga Klodian Çalamanin. Ai ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e vogëlushit.

Po ashtu, Rama ka deklaruar se autori duhet të dënohet me masën më ekstreme.

"Asgjë nuk e bën më të lehtë peshën e kësaj humbje në mendjen dhe zemrën e nënës, babait, familjes, por sidoqoftë pritet me padurim nga të gjithë është verdikti më ekstrem i drejtësisë mbi barbarin i cili falë reagimit të menjëhershëm dhe identifikimit dhe kapjes së shpejtë nga Policia e Shtetit gjendet sot prapa hekurave.

Kjo është një nga ato ngjarje që të lënë pa fjalë dhe duke shqyrtuar imësisht gjatë mbrëmjes së djeshme të gjithë rrjedhën e ngjarjes si dhe profilin e autorit, mbetet shija e tmerrshme e asaj që ka ndodhur dhe siç e thashë domosdoshmëria për të reaguar menjëherë në nivelin e drejtësisë dhe për të vënë pikën e drejtësisë në këtë episod kaq tronditës.

Ju shpreh ngushëllimet prindërve, familjes, të afërmve. Drejtësia duhet të jetë domosdoshmërisht e shpejtë dhe domosdoshmërisht në lartësinë e nevojës së të gjithë opinionit publik për një reagim me vendim më ekstrem të parashikuar nga ligji", është shprehur kryeministri.