Ngjarja e rëndë në Fier ku Klodian Çalamani vrau dhe groposi një 8-vjeçar tronditi mbarë opinionin publik. Banorët e përshkruajnë autorin si njeri shumë problematik, i cili më herët ka kryer dhe dënimin me burg.
Një prej tyre ka zbuluar dhe një krim tjetër të rëndë të 38-vjeçarit. “Abc News” raporton se ai ka thënë se Çalamani i ka përdhunuar gruan dhe për këtë e ka denoncuar.
“Të tëra të këqijat i ka. E kam djalin e mikut tim. Ka qenë problematik, i ka të gjitha moralet e këqija, kurvar, hajdut. Siç ka qenë i ati është edhe i biri. E kemi përzënë nga shtëpia, qe kam çuar dhe në polici. Më ka bërë edhe mua një gjest te shtëpia. Donte të përdhunonte gruan time, ka ndodhur pasi dola nga burgu edhe vetë. Ai të tëra të këqijat i ka. Më përdhunoi gruan, çfarë do të bëjë më. Ai është kriminel, do varur, ligji ti japë firmat e të gjithë fshatit.
Bridhte me biçikletën e tij, bën vaki që i ka marrë edhe lekë dhe e ka vrarë në bahçe. Aq logjikon. Nuk u dënua për gruan time, sepse nuk kishte shumë që kishte dalë. Un e denoncova, e rrahën dhe nuk i bënë gjë. Edhe frikë kemi pasur se ai është njeri i paparë duhet varur me sesbën, mendimi im dhe i tërë fshatit është ky. Mbante edhe thika, hanxharë me vete”, është shprehur banori.
Burimi: "Abc News"
