Ermal Mamaqi ka përfunduar këtë fundjavë trajnimin “Mendo-Ndrysho-Fito” në Zvicër. Trajnimi ka zgjatur dy ditë, me 300 pjesëmarrës shqiptarë nga Zvicra dhe vendet e tjera të Europës.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Ermali ka treguar se gjatë këtyre dy ditëve jo vetëm që kanë mësuar, por dhe kanë qeshur, kërcyer dhe medituar.

Ai ka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit për kohën dhe vullnetin, mjeshtrin e meditimit Sheki Useini, iniciatorin Neshat Limani, Edi Beçirin dhe Ludo Lee për mbështetjen.
Po ashtu Ermali ka njoftuar se takimi i rradhës do të jetë me datë 4-5 Dhjetor në Shkup.
"Ndihem mirënjohës që fryma e vetëzhvillimit dhe rritjes individuale po prek çdo ditë e më shumë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë", ka përfunduar ai.
View this post on Instagram







