Donaldi dhe Iliri janë përfshirë në një debat të ashpër mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit. Iliri ka qenë në qendër të debateve gjatë kësaj jave në shtëpi dhe teksa Donaldi po jepte mendimin e tij, Iliri e ndërpreu. Donaldi i acaruar i kërkoi ta linte të fliste, por debati vazhdoi për shumë gjatë.

Në një moment, Donaldi shpërtheu ndaj Ilirit duke i kërkuar të pushojë, u çua në këmbë dhe mbylli veshët për të mos e dëgjuar.

Pjesë nga debati:
Donaldi: Më lër të flas.
Iliri: As ti s’po më lë.
Donaldi: Po më lër të flas. Ke frikë nga mendimi im? Më lër të flas. O Zot!
Iliri: Nëse ti thua nuk mbaj anën e askujt…

Donaldi: O plako po më lër të flas, ça je kështu mo plak? Më lër të flas.
Iliri: Po as ti s’më le të flas unë.
Donaldi: Po mirë do bësh si fëmijë tani? Thjesht më lër të flas. Ti të acaron.
Iliri: Nuk është ashtu.

Donaldi: Më ndërpreve mendimin, më lër të flas se i di gjërat më mirë se ty.
Iliri: Nuk mund të më vësh në gojë fjalë që nuk i kam thënë.
Donaldi: Po më lër të flas sepse e vërtetojmë e ke thënë apo jo.
View this post on Instagram
