Nga Shqipëria / E Martë 16 Nëntor 2021, 22:10

Graniti: Për Fifin sakrifikova lojën time

I ftuar mbrëmjen e sotme në panelin e banorëve të eliminuar të "Big Brother", Graniti tregoi se pas daljes nga shtëpia i sheh gjërat ndryshe. Sipas Granitit, ai ka sakrifikuar për Fifin.

Megjithatë theksoi se vazhdon të bëjë tifo për këngëtaren.

"Që prej fillimit Fifin e kemi parë të viktimizuar, dua ta sqaroj këtë se për publikun është më e rëndësishme tani që i shoh gjërat nga jashtë. Por aq sa ka qenë viktimë Fifi, kam qenë dhe unë përderisa dhe ajo ka deklaruar që ka një person jashtë për të cilin ka ndjenja akoma. Unë sakrifikova për të lojën e Big Brother dhe prapë do bëj tifo për të", tha Graniti.