Nga Shqipëria / E Martë 16 Nëntor 2021, 21:09

Vrau 8-vjeçarin, dëshmia e monstrës në Fier: E groposa në oborr

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të martë në Fier. Mateo Vllasiu vetëm 8 vjeç u rrëmbye rreth orës 9 të mëngjesit për tu gjetur më pas i groposur në shtëpinë e fqinjit të tij. Autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë është Klodian Çalamani, i cili mësohet se jetonte i vetëm.

Nga të dhënat që mëson “BalkanWeb” mësohet se i mituri, që ishte në klasën e dytë, nuk kishte shkuar në shkollë, ndërsa ishte parë në lagje teksa shëtiste me biçikletë. 

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për "BalkanWeb" se ka qenë nëna e djalit që ka dhënë alarmin në lagje se i mituri nuk kishte shkuar në shkollë dhe as në shtëpi. Pasi kontrolluan në lagje, ajo bashkë me bashkëshortin bënë denoncimin në polici. 

Nga kamerat e sigurisë në lagje, u pa nga prindërit se 8-vjeçari kishte hyrë në banesën e 38-vjeçarit Klodian Çalamanit, me biçikletën e këtij të fundit. Kjo ka shtuar shumë dyshimet, ndërsa policia ka zbarkuar në banesën e 38-vjeçarit. Ky i fundit pasi u përball me uniformat blu, shfaqi shenja nervozizmi, ndërsa pasi u mor në pyetje në polici, ai ka pranuar autorësinë.

“E mora në shtëpi. E vrava dhe e groposa me baltë në oborr”. Ky ka qenë rrëfimi makabër i autorit të dyshuar. Po ashtu mesohet se autori ka qene ne gjendje te dehur.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, si dhe motivet.