Niko Peleshi ka prezantuar për herë të parë të gjithë familjen e tij me rastin e ditëlindjes së vajzës, Aleksias.

Aleksia ka mbushur 20 vjeç dhe ditën speciale e ka festuar me familjen. Niko ka postuar një foto me vajzën e ditëlindjes, bashkëshorten dhe dy djemtë.

Kjo është herë e parë që Ministri i Mbrojtjes ndan në rrjetet sociale një foto të tillë.

Kujtojmë që vajza e Peleshit ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave, për shkak të lidhjes së shumëpërfolur me aktorin, Romeo Veshaj, një lajm ky i pakonfirmuar nga palët.







