Donaldi u emocionua sot nga surpriza që i bëri Romeo duke u shfaqur me parashutë mbi shtëpinë e Big Brother. Surpriza nuk ka prekur vetëm Donaldin, por edhe Borën.

Ajo ka publikuar në Instagram momentin e surprizës duke etiketuar Romeon dhe vëllain tjetër të tyre, Marion.

Bora ka lënë të kuptohet se dhe ajo është emocionuar njëjtë me Donaldin për këtë surprizë duke vendosur emoji me sytë me lot.

Bora dhe Donaldi janë cifti që kanë dhuruar më shumë emocione për publikun me takimin e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.



